TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Tetor 2024, 17:57

Naureda Llagami largohet nga drejtimi i KLGJ-së, në krye të qeverisë së gjyqësorit Ilir Rusi

Shkruar nga Pamfleti

Naureda Llagami largohet nga drejtimi i KLGJ-së, në krye të

Ilir Rusi do të jetë kreu i ri i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Naureda Llagami e mbylli mandatin dhe sot u bë votimi për kreun e ri dhe më shumë vota mori zoti Rusi. 

Po ashtu, Këshilli vendosi zgjedhjen me shumicë votash të Yllka Rupa, në funksionin e zëvendëskryetares të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Sot, në datën 22.10.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli deklaroi mbarimin e mandatit dhe përfundimin e qëndrimit në detyrë të anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami dhe zëvendësimin e saj me anëtaren më të re, znj. Violanda Theodhori, e zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë si përfaqësuese e shoqërisë civile.

Duke qenë se znj. Llagami mbante funksionin e kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, me përfundimin e mandatit të saj, Këshilli në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore në fuqi vendosi zgjedhjen e z. Ilir Rusi, Kryetar të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Këshilli vendosi zgjedhjen me shumicë votash të znj. Yllka Rupa, në funksionin e zëvendëskryetares të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, njofton KLGJ.

Lini një Përgjigje