TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Korrik 2025, 22:03

"Ndalova luftën mes Kosovës dhe Serbisë!"/ Bushati për deklaratën e Trump: Mblodhi dy budallenj nga Ballkani për spektakël

Shkruar nga Pamfleti

"Ndalova luftën mes Kosovës dhe Serbisë!"/ Bushati

Analisti Andi Bushati, ka komentuar deklaratat e herëpashershme të presidentit Trump, se ai ka ndaluar luftën mes Kosovës dhe Serbisë. 

Bushati e quajti këtë një propagandë të njeriut që ka ardhur në pushtet duke premtuar se zgjidh problemet duke bërë marrëveshje, ndërkohë që tha se gjatë presidencës së parë Trump, ai thirri "dy budallenj nga Ballkani" për marrëveshje, sepse i duhej një fitore artificiale në marrëdhëniet ndërkombëtare. 

"Trump po e mbyllte mandatin e parë pa ndonjë sukses të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe tha, kë vasal do të tërheq nga veshët, të bëjë një spektakël me marrëveshje? U shpik një marrëveshje qesharake. Ajo ishte marrëveshje krejt kot, meqë po mbledhim dy budallenj nga Ballkani, fusin edhe Izraelin, ti do të njohësh Izraelin i thonë Kosovës, kurse Vuçiçi të çojë ambadadën nga Tel Aviv në Jeruzalem. E dyta, një marrëveshje që atë ditëziun Avdullah Hotin, e nxorri njeri pa këllqe fare, sepse gjithë klasa politike në Kosovë ishte kundër mini-shengenit, atë e vunë të nënshkruaje mini-shengen, sepse do të bënte koncesion Vuçiç. 

Ju jeni shokuar tani nga këto fjalë të Trump, por të shohësh deklaratat që Trump thoshte se këta kanë 40 vjet që luftojnë me njëri tjetrin, ai e dinte se këta po luftojnë, pra kishte mbledhur disa ditëzinj që nuk e dinte se ç’përfaqësonin dhe pse po i shpëtonte, thjesht për të bërë një spektakël, si njeriu që thelbin e doktrinës së vet e ka artin e deal-eve (marrëveshjeve).

Fushata e dytë e Trump është fushata e njeriut që është mbret i paqes, por jo më duke çuar trupa por duke bërë deal. Çfarë tha në këtë fushatë? Vij unë në pushtet dhe për 24 orë Rusia mbaron luftën. Nuk zgjidhi dot Rusinë por iu bë vatër lufte edhe Lindja e Mesme. Njeriu i deal-eve duhet të bëjë një deal, iu kujtua, kush janë budallenjtë që mund të thërrasësh më kollaj në tavolinë. Ata që mora atëherë thotë, Kosovën dhe Serbinë, mblidh këta dhe del njeriu i deal-eve. Ndoshta nuk e di që në Kosovë është Albin Kurti, ndoshta mendon se është akoma Avdullah Hoti, por ama nuk ka sens në këtë botë që zien, që ky të kujtohet njeriu i deal-eve tani, që pajtoi serbët me shqiptarët, që nuk janë në gjendje të mirë, por nuk janë as si ata në Gaza, as si ata në Donbas dhe as si ata që po gjuhen me rraketa me njëri tjetrin. Është thjesht një mani e sëmurë protagonizmi e një njeriu që erdhi në pushtet për të paqtuar botën me deal dhe nuk po bën dot asnjë deal", tha Bushati në emisionin "Të Paekspozuarit".

Lini një Përgjigje