Kreu i Drejtorisë së Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme, Altin Qato pritet të largohet nga detyra. Ende nuk dihen arsyet e largimit të tij nga ky post.
Mësohet se, në vend të tij emërohet Perlat Vatoci, i cili deri më tani ka mbajtur postin e Këshilltarit i Drejtorit të Përgjithshëm.
Altin Qato mbante postin e Drejtorit të Policisë Rrugore prej 4 vitesh. Ndërsa Vatoci, më herët ka qenë drejtor në Drejtoritë e Policisë Kukës dhe Gjirokastër.
Lini një Përgjigje