TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Tetor 2025, 17:34

"Zbrazi armën sapo u dha vendimi"/ Zbardhet dëshmia e të plagosurit Ervis Kurtaj: Pasi vrau gjyqtarin, qëlloi ndaj nesh

Shkruar nga Pamfleti
"Zbrazi armën sapo u dha vendimi"/ Zbardhet dëshmia e
Elvis Kurtaj-Rakip Kurtaj

Zbardhen dëshmi të reja nga ngjarja tronditëse e ndodhur dy ditë më parë brenda në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit, ku mbeti i vrarë në krye të detyrës gjyqtari Astrit Kalaja.

Ervis Kurtaj, ishte njëri nga dy personat që mbeti i plagosur dhe dëshmitar kyç i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Ai ndodhej aty së bashku me babanë e tij, Rakip Kurtaj, i cili edhe ky i fundit i plagosur, si palë në procesin gjyqësor ku ishte edhe familja Shkambi.

Kurtaj tregon se ngjarja ndodhi në çastin kur gjyqtari shpalli vendimin në favor të tyre.

“Në atë moment, Elvisi u ngrit nga vendi dhe i’u afrua gjyqtarit duke qëlluar disa herë me armë zjarri. Sapo dëgjova të shtënat, kapa babin nga dora dhe nisa të largohem drejt korridorit. Kur po kalonim derën e sallës, Elvisi u kthye dhe qëlloi drejt nesh”, ka deklaruar Kurtaj.

Të dy, babë e bir, mbetën të plagosur dhe u dërguan menjëherë në Spitalin e Traumës, ku morën trajtim mjekësor dhe tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën./TCH

Lini një Përgjigje