
UNESCO e shpall Rezervë të Biosferës, por Vjosa po mbytet nga plastika, ujërat e zeza dhe zhavorri i ekskavatorëve
Era e fortë shpërndan copa plastike nga një deponi e hapur drejt ujërave të lumit Vjosa, në jug të Shqipërisë. Disa qindra metra më sipër, një tub i madh derdh ujërat e zeza të patrajtuara në rrjedhën e shpejtë të lumit. Ndërkohë, ekskavatorët vazhdojnë të skrapojnë zhavorr nga shtrati për të ushqyer kantierët e betonit, duke ndryshuar rrjedhën natyrore të lumit dhe duke rrezikuar shembjen e brigjeve.
Kjo është panorama e zymtë që përplaset me deklaratën e lavdishme të muajit të kaluar, kur UNESCO shpalli zyrtarisht luginën e Vjosës si një nga 26 Rezervat e reja të Biosferës në botë – pjesë e një nisme për mbrojtjen e ekosistemeve më të pasura dhe më të brishta në planet.

Në sipërfaqe, lugina duket si një perlë natyrore: me luginat e saj të virgjëra, grykat e thella me pemë, dhe biodiversitetin unik që përfshin lundërza, shqiponja egjiptiane të rrezikuara, dhe bimë të rralla që nuk gjenden askund tjetër në Ballkan. Në vitin 2023, qeveria shqiptare e shpalli Park Kombëtar të parë të egër në Europë.

Për Shqipërinë, një vend me 2.4 milionë banorë, kjo është një arritje me vlerë të lartë simbolike dhe ekonomike. Turizmi në bregdet dhe në male është rritur në mënyrë të vrullshme vitet e fundit, dhe statusi i UNESCO-s është një kartolinë e artë për promovimin ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë, Tirana po përpiqet të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian brenda dekadës.

Por pavarësisht këtij suksesi diplomatik, në terren, situata është dramatike. Deponitë e hapura, ndotja industriale, mbetjet plastike dhe mungesa e një infrastrukture funksionale për trajtimin e ujërave të ndotura e kanë kthyer Vjosën në një lum që po mbytet ngadalë nën pesha që nuk i përkasin natyrës.

Aktivistët mjedisorë paralajmërojnë prej vitesh se “lavdërimet ndërkombëtare nuk zgjidhin dot problemet strukturore në vend”. Ndërsa qeveria ngre flamurin e suksesit ndërkombëtar, ndotja mbetet një realitet i përditshëm për komunitetet përgjatë lumit. Në disa segmente të tij, Vjosa është kthyer në një kolektor të hapur mbetjesh, nga ujërat e zeza që rrjedhin pa filtër, te plastikat që kapen nëpër degët e pemëve buzë brigjeve.
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, e pranon hapur problemin dhe ka premtuar një investim prej mbi 150 milionë eurosh për mbylljen e deponive dhe ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura. Por koha nuk është në favor të natyrës: ndërhyrjet e egra në shtratin e lumit, ndotjet e pakontrolluara dhe mungesa e zbatimit të ligjit vazhdojnë të lënë plagë të thella mbi një ekosistem që duhej të mbrohej, jo të shfrytëzohej.

Për banorët vendas, gjithçka është kthyer në një ironi të hidhur. Breza të tërë që kanë notuar në Vjosë gjatë verës, sot shohin fëmijët e tyre të ndaluar nga ndotja. Kullotat janë të ndotura, uji nuk është më i pijshëm, dhe aroma e kanalizimeve është pjesë e përditshmërisë.
E ndërsa Tirana diplomon me çmime ndërkombëtare dhe fotot e UNESCO-s qarkullojnë në media, lumi i fundit i egër i Europës vazhdon të shpërdorohet, jo nga të huajt, por nga ne vetë. /Përshtati "Pamfleti" nga "Reuters"
Sa miliona euro janë hedhur për mbrojtjen mjedisore në lumin Vjosë? Ministri ri Z.Sofjan Jaupaj ka qenë në mos gaboj ZV/ministër i Znj.Mirela Kumbaro. Kur i doli emri për ministër Mjedisi, ngritje në detyrë, Znj. Kumbaro u gëzua më shumë, se kur dëgjoi se vetë do bënte lëvizje paralele. Do administroni me efikasitet, fondet që merrni, qoftë edhe ato që vijnë nga BE apo keni vendos ta shuani këtë vënd.
Bashkitë, që lag Vjosa dhe të gjitha Shoqatat Mjedisore janë përgjegjëse. Organizohen vetëm takime e bëhen Konferenca, por në terren situata është e rëndë. Akoma biznesi merr zhavor nga lumi, akoma derdhen mbetje gjatë natës, akoma priten pemë e shkurre dhe gjithçka është jashtë Ligjit. Kjo praktikë duhet ndryshuar urgjent. Deri kur ?
Ne dijme sa rruajme e jo sa hedhim.
Fjalen malok e ka analizuar shume bukur Ismail Kadare ne nje ese te tij ku ben fjale per Molokun Perendia e Shpellave ne mitologjine greke. Natyrisht e spiegon qe fjala ka origjine Ilire nga fjala malok (njeri mali ose shpelle mali). Te me ndiejne verioret e Shqiperise qe kur permendet fjala malok e marrin per poshterim. Jo malok do te thote njeri i pa civilizuar e pa shkolluar, dmth dru me pre. Se ca Shqiptaruce u thone atyre te veriut maloke. Joooo! Maloke ka ne cdo vend te botes, njerez te paditur e barbare. Keto plehra qe hidhen ne Lumin E Vjoses, Shkaterrimi i pyjeve e liqeneve te Lures, mbani mend katandisjen e Lanes ne Tirane, shkerdhimi i plazheve te virgjera e ndertimet e "bukurive" te Adriatikut, shkaterrimi i pyjeve, i pemetoreve te hijshme ku nuk gjen nje rrenje molle Starking aromatike, limonat 7 heresh e lista nuk mbaron. Bota e kultivon rigonin e ne maloket e shkulim nga mali deri sa ta zhdukim. Keto plehra qe hidhen pa um menduar jane te njellojta me ato plastikat qe hidhen nga popujt kafshe te pagdhendur neper brigjet e Paqesorit e lumenjte qe derdhen atje. Dhe duam te hyjme ne Europe, ha, ha, ha!