TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Nëntor 2025, 22:30

“Në funeral më kaluan të gjitha vitet si një film”, Arta Dade flet për Fatos Nanon: Mori përgjegjësi në momente të vështira

Shkruar nga Pamfleti

“Në funeral më kaluan të gjitha vitet si një

Ish-ministrja e Kulturës, Arta Dade, ka rrëfyer raportin e saj me ish-kryeministrin Fatos Nano, duke u shprehur se ai ka marrë përgjegjësi të mëdha në momente shumë të vështira për politikën shqiptare.

Ajo u shpreh në “Goca dhe Gra” se ditën e funeralit të ish-kryeministrit Fatos Nano, i janë kujtuar të gjitha vitet që ajo i shërbeu politikës shqiptare, ndërsa i ndjeri ndodhej në krye të PS.

Atë ditë që ishte funerali i Nanos, më kaluan si një film të gjitha vitet që kemi kaluar kur ai ishte kryetar. Atëherë nuk kishte arbitraritet as në emërime. Ne votonim në Kryesi, votimi ishte realisht demokratik. Nuk ndodh më tani. Demokracia e brendshme e partive sot ka hapa mbrapa. Këtu vlen që të ketë korrigjime dhe reflektime. Votimet e rregullta nxjerrin vlerta më të spikatura.

Nanos iu desh të merrte përgjegjësi si kryeministër. Të marrësh një përgjegjësi në kushte të vështira të vendit tregon një qytetari. Dhe pse nuk e ke të garantuar suksesin, ai përsëri e mori përsipër. Kjo është për tu vlerësuar. Moment i vështir ishte edhe kur u arrestua dhe ne patëm edhe një protestë. Askush nuk e ka thënë që Nano u cilësua si një i burgosur politik. Nano në momente të vështira ka marrë përgjegjësi shumë të mëdha”, u shpreh Arta Dade.

1 Komente

  1. F
    Fishta

    Dade si Dokle, njera i futi delete e Myzeqese e tjetri delet e Gollobordes ne vathet e "majta" pas shperndarjes se demokracise qe zgjati deri me humbjen e Bushit te madh. Edhe TOMA i varfer e futi tufen e malcorve ne saunen e "majte" per respekt te "tradites". Shqiperi, zhele zhele !!!

    Lini një Përgjigje