TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Nëntor 2025, 21:03

“Ky është lajm i mirë”, Faik Basha: Veliaj i pafajshëm, s'ka pse jep dorëheqjen!

Shkruar nga Pamfleti

“Ky është lajm i mirë”, Faik Basha: Veliaj i

Për politikanin Faik Basha, Erion Veliaj është i pafajshëm dhe nuk duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i bashkisë më të madhe në vend.

Basha e cilësoi lajm të mirë vendimin e Kushtetueses që tregoi se institucionet nuk janë të kapura nga Edi Rama.

Është një kryetar në burg, një bashki pa drejtim. Nuk drejtohet vendi me nënkryetarë. Qytetarët kanë mandatuar një kryetar. Në kohët kur bëhesh fajtor një person pa u gjykuar ishin të lashta. Jo përse ta japë dorëheqjen. Përse duhet të bëjë burg. Akuzat nuk do të thonë asgjë nëse nuk faktohen. Ai është i pafajshëm dhe nuk ka përse e jep dorëheqjen. Lajmi i mirë është që nuk jemi në regjim. Gjykata Kushtetuese vendosi e pavarur, ky është lajm i mirë. Duket se institucionet nuk i ka kapur qeveria”, u shpreh Faik Basha.

1 Komente

  1. C
    Coni

    Ky sikur ishte me PD pastaj me LSI dhe c"nuk thoshte per hajdutin Veliaj. Paska ndryshuar drejtim paska shku te kapi ndonje gje ke PS .Hajde akrobaci hajde ia kalon dhe atyre te cirkut

    Lini një Përgjigje