TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Nëntor 2025, 20:37

Çështja “Veliaj”, avokati Petraj: Kushtetuesja u fut në kurth!

Shkruar nga Pamfleti

Çështja “Veliaj”, avokati Petraj: Kushtetuesja u fut

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese anuloi shkarkimin e Erion Veliajt si dhe zgjedhjet në kryeqytet të cilat duhet të mbaheshin në 9 nëntor.

Avokati Edmond Petraj tha se ky vendim futi në kurth Gjykatën Kushtetuese dhe se kryebashkiaku Veliaj duhet të dëgjohej në këshillin Bashkiak.

Problem ka filluar te Këshilli Bashkiak, ka dy element është futur në kurth Gjykata Kushtetuese që duhet të futet në reformë. Gjykata Kushtetuese është elementi kyç që kontrollon Kushtetutën.

Nëse nga Këshilli ka një vendim është e detyruar prefektura të kontrollojë dokumentacionin. Veliajt iu dha mënyra e dëgjimit në Gjykatë Kushtetuese, duhet të dëgjohej në Këshillin Bashkiak. Problem ka qenë të vakanca e mosprezencës në detyrë e kryebashkiakut. Është pjesë procedure. Dekreti i Presidentit është në rregull.”-tha avokati.

Lini një Përgjigje