TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Nëntor 2025, 21:38

Pas Vlorës, spastrime edhe në Kadastrën e Sarandës; shkarkohet drejtori Ilir Çibuku

Shkruar nga Pamfleti

Pas Vlorës, spastrime edhe në Kadastrën e Sarandës;

Ndryshime të shumta kanë ndodhur sot në radhët e Kadastrës. Pak më parë u bë me dije se ishte larguar nga funksioni i drejtorit të Kadastrës në Vlorë, Genc Deromemaj. Ndërsa mësohet se ndryshime ka pasur edhe në Sarandë.

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli ka shkarkuar nga detyra drejtorin Ilir Çibuku.

Shkarkimi i Çibukut mësohet se ka ardhur për shkak të rezultateve të dobëta në punë. Çibuku ishte në krye të Kadastrës në Sarandë që prej muajit qershor.

Burime nga institucioni bëjnë të ditur se vendimi është marrë pas një vlerësimi të brendshëm mbi eficiencën dhe cilësinë e punës në zyrat vendore, ku Saranda është renditur ndër drejtori me volum të lartë ankesash dhe vonesash në procedura. Në krye të institucionit është komanduar përkohësisht një punonjës i brendshëm deri në emërimin e drejtorit të ri. Çibuku u emërua pas shkarkimit të Eugen Priftit.

 

1 Komente

  1. L
    Lili

    Nuk rregullohet kjo pune jo....i shkarkojne ngjasme dhe i emerojne po aty, ne detyra paralele..Ngasme i arrestuan 16 zyrtare te vlores, si Adiseldo Rrapaj, i cili eshte shkarkuar dhe me pare, Mandi Jahaj, qe ishte shefi qe kualifikonte e s'kalifikonte...Mandi eshte emeruar ne bashkine e himares...Adiseldo diku tjeter...asnje nuk po ndiqet penalisht...ata jane po ne detyra shteterore. I sherbejne pushtetit.

    Lini një Përgjigje