TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Korrik 2025, 20:07

Në shitje për një euro: A po i privatizon Edi Rama pyjet e Shqipërisë?

Shkruar nga Emma Belmonte

Në shitje për një euro: A po i privatizon Edi Rama pyjet e

Historia moderne e Shqipërisë është shoqëruar nga lëkundje të forta politike, por një gjë ka mbetur konstante përmes gjithë kësaj turbulence: pyjet e vendit kanë qenë kryesisht pronë publike. Kjo, megjithatë, mund të ndryshojë së shpejti, pasi qeveria shqiptare ka ndërmend të privatizojë pyjet për të nxitur zhvillimin e turizmit. Por çfarë ndikimi do të ketë kjo për jetën e komuniteteve rurale dhe për të ardhmen e pyjeve në nivel evropian?

Kur udhëton nëpër rrugët e ngushta malore të veriut të Shqipërisë, makina të shpërndara dhe grupe aventurierësh me biçikleta përfundojnë në mes të një gjelbërimi të thellë me pisha, gështenja, ah dhe lis. Në qarkun e Shkodrës, Fushë-Arrëza dhe Puka renditen ndër bashkitë më të gjelbëruara të vendit, ku pjesa dërrmuese e territorit mbulohet nga pyje publike.

Në dekadat e fundit, qetësia e thellë e këtyre maleve është thelluar edhe më shumë nga vala e emigrimit që ka goditur vendin që pas rënies së komunizmit. Nga viti 1992 deri në 2022, pjesa e popullsisë që jeton në zona rurale ka rënë nga 65% në 36%. Vetëm qarku i Shkodrës ka humbur rreth 40% të popullsisë që nga viti 2001. Më shumë se një milion shqiptarë janë larguar nga vendi që nga vitet '90, ndërsa popullsia rezidente ra me rreth 420 mijë persona midis 2011 dhe 2023. Shumica e atyre që qëndrojnë, zhvendosen në Tiranë në kërkim të mundësive më të mira ekonomike.

Në shitje për një euro: A po i privatizon Edi Rama pyjet e

“Çdo njeri që zgjedh të qëndrojë këtu po sakrifikon jetën e tij,” thotë Ardmir Doda, drejtues i sektorit të pyjeve në bashkinë e Fushë-Arrëzit. Ai tregon se 70% e familjes së tij ka emigruar, dhe se edhe ai po mendon të largohet. “Nëse vazhdon kështu, pas pesë vitesh këtu s’do të mbetet njeri”, shton ai.

Për të frenuar këtë shpërbërje demografike, qeveria shqiptare ka miratuar “Paketën e Maleve”, një nismë që synon të nxisë kthimin e emigrantëve dhe investimet në zonat rurale. Siç u shpreh kryeministri Edi Rama, qëllimi është të “ndezim ëndrrën për t’u kthyer në tokën e të parëve”.

Por megjithëse të gjithë bien dakord se rajonit i duhen mundësi ekonomike, jo të gjithë janë të bindur se privatizimi i pyjeve është rruga e duhur.

Në shitje për një euro: A po i privatizon Edi Rama pyjet e

Përmes kësaj pakete, shteti ofron sipërfaqe pyjore për vetëm një euro, me kusht që investitorët të ndërtojnë struktura turistike. Të parët që aplikojnë do përfitojnë përjashtim nga taksat për 10 vjet, sigurime të subvencionuara për punonjësit dhe fonde deri në 250 milionë euro të garantuara nga Banka e Shqipërisë, me mbështetje shtetërore.

Por përzgjedhja e përfituesve mbetet e paqartë. Ligji përmend si “përdorues faktikë” të pyjeve dhe emigrantë me “vizion për të ndërtuar mbi tokën e të parëve”, por nuk përcakton kush duhet të jetë nga zona, as kush ka të drejtë reale mbi tokën.

Në shitje për një euro: A po i privatizon Edi Rama pyjet e

Pranë Pukës është caktuar një kullotë për ndërtimin e një hoteli luksoz. Nënkryetari i bashkisë, Ferit Ringa, tregon për tre vëllezër nga Puka që jetojnë në Angli dhe kanë restorante atje. Ai beson se hoteli do të përfitojë komuniteti lokal, duke blerë produkte vendase dhe duke punësuar banorë. Por Elda Muço, me doktoraturë në Universitetin e Vilniusit dhe eksperte në planifikim rural, e sheh ndryshe: “Nuk ka garanci që projektet luksoze do përfshijnë vendasit, apo do blejnë nga fermerët lokalë”, argumenton ajo, duke kujtuar rastet në jug të vendit ku resortet importojnë ushqime dhe shërbime luksoze nga jashtë.

Rama, gjatë një prezantimi në Shkodër, u pyet nëse do të detyronte investitorët të blejnë produkte shqiptare. Ai u përgjigj: “Unë jam socialist, por jo i tillë që e dua shtetin të ndërhyjë në çdo gjë.”

Doda mbështet projektet turistike të mëdha, por pyet: “Kush ka dy-tre milionë euro për të investuar këtu?”. Ajo shprehet se njerëzit thjesht duan punë, jo resorte.

Ndërkohë, vendas si Vullnet Kuçi, pronar i një bujtine në Pukë, besojnë në një turizëm ndryshe: të bazuar në traditë, natyrë dhe mikpritje lokale. Ai thotë se nuk është i interesuar të zgjerojë biznesin e tij, por të nxisë edhe banorët e tjerë të ndërtojnë bujtinat e tyre. “Turistët që vijnë këtu nuk duan luks, por përvojë autentike.”

Muço thekson se projektet e vogla, të udhëhequra nga komuniteti, janë më të qëndrueshme dhe ndihmojnë zhvillimin real. “Nëse privatizohet toka, banorët do të humbasin lidhjen me pyjet dhe nuk do të kujdesen më për to,” paralajmëron ajo.

Shqipëria ka përqindjen më të lartë të pyjeve publike në Europë. Vetëm 3% e pyjeve janë në pronësi private, krahasuar me 60% në BE dhe 75% në vendet nordike. Por këto pyje përballen jo vetëm me rrezikun e privatizimit, por edhe me ndryshimet klimatike, prerjet ilegale dhe sëmundjet që dëmtojnë ekosistemet pyjore.

Edhe para komunizmit, vetëm 6% e pyjeve shqiptare ishin private. Shumica administroheshin përmes zakoneve tradicionale, ku të gjithë kishin të drejtë përdorimi dhe kujdesi ishte kolektiv. Pas 1991-shit, disa zona u përdorën sërish në mënyrë informale nga banorët, por vetëm 1% e sipërfaqeve u kthyen në pronësi private.

Për shumë familje, pylli është pjesë e jetës, nga pushimet në natyrë e deri tek mbledhja e bimëve medicinale dhe frutave pyjore. Për shembull, Valdete, 40 vjeçe, jeton në Qerret dhe mbledh kërpudha që kur ishte fëmijë. Ajo thotë se të ardhurat nga mbledhja e kërpudhave i mbulojnë shpenzimet për një vit. Bislimi, shitës lokal, blen prodhimet nga fshatarët dhe i shet në Shkodër, kryesisht për eksport drejt Kosovës dhe Serbisë. Kjo veprimtari është shpesh burimi i vetëm i të ardhurave për shumë familje.

Në shitje për një euro: A po i privatizon Edi Rama pyjet e

Por nëse pyjet privatizohen, këto praktika tradicionale mund të ndalohen. Gratë nuk do ndihen të sigurta të hyjnë në toka private dhe do humbet edhe funksioni social i pyjeve. Edhe Delegacioni i BE-së në Tiranë shprehu shqetësimin se kjo paketë mund të krijojë përplasje me komunitetet lokale.

Ligji kërkon që para çdo kontrate të ketë konsultime me komunitetin. Por shumë banorë nuk kanë dëgjuar asgjë për këtë nismë. Beslim, që është edhe kryeplaku i fshatit, thotë: “Njerëzit s’do ta lejonin kurrë një gjë të tillë në pyjet tona.”

Mungesa e informacionit shqetëson edhe Marie Shkjaun, udhëheqëse e një grupi grash që prodhojnë reçel dhe raki nga frutat pyjore. “Kur ua shpjegoj, më duken sikur s’kuptojnë rrezikun që kërcënon malet dhe jetën tonë tradicionale,” thotë ajo.

Në shitje për një euro: A po i privatizon Edi Rama pyjet e

Mosbesimi ndaj qeverisë i shton dyshimet. Një sondazh i vitit 2023 tregoi se shumica e shqiptarëve nuk kanë besim tek institucionet dhe i konsiderojnë të korruptuara. Akuzat e fundit ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, vetëm sa e kanë përforcuar këtë ndjenjë.

Muço beson se kjo paketë është një version i ri i “Ligjit për Investimet Strategjike”, që është përdorur për të shpërblyer mbështetës politikë. Ndërkohë, banorët e veriut, që tradicionalisht votojnë për opozitën, ndihen të përjashtuar dhe të shfrytëzuar, energjia e prodhuar nga hidrocentralet e Shkodrës nuk reflektohet në shërbime bazike për fshatrat përreth.

Me privatizimin në prag, shqetësimet po rriten. Komunitetet kanë frikë se do humbasin tokat, traditat dhe të ardhurat e tyre, ndërsa pyjet do bëhen një tjetër burim fitimi për të tjerët/ Përshtati “Pamfleti” nga “Green European Journal”

Lini një Përgjigje