Aktualitet20 Qershor 2023, 08:03

“Kush i mban eskortat?” Gazetari: Shqipëria është vatër, goca 18 vjeçe me makinë tipi i fundit

Shkruar nga Pamfleti

“Kush i mban eskortat?” Gazetari: Shqipëria është

Gazetari Ismet Drishti ka folur rreth video-skandalit të Safet Gjicit, ndërsa tha se në këtë rast kemi të bëjmë me një akt të pastër korruptiv.

Por Drishti ka shtuar se Shqipëria, administratat e saj, janë bërë vatër për këto punë, pasi gjithnjë e më shumë vajza të reja 18-20 vjeçe qarkullojnë me makina të tipit të fundit.

Ai tha se këto “eskorta” nuk mund t’i mbajë asnjëherë një biznesmen i ndershëm, pasi biznesit të tepërt nuk i teprojnë aq para. Ndërsa shtoi se të rejat e ditëve tona qarkullojnë me automjete që prekin shuma marramendëse.

“Në administratat tona kanë ndodhur shumë gjëra. Këtu kemi të bëjmë me një aferë korruptive, kur shpërblimi merret në forma të ndryshme. Mjafton të hapim sytë dhe të shohim, goca të reja 18-20 vjeç qarkullojnë me makina tip i fundit, me makina që po t'i pyesësh për prejardhjen nuk dihet në botë se nga e kanë.

Po kush i mban? I mban një person që i ka mundësitë ekonomike për t’i mbajtur. Një njeri që punon me punë të ndershme nuk ka shanse në botë të mbajë një eskortë. Shqipëria është bërë vatër e kësaj pune”, tha Ismet Drishti për Euronews Albania.

gazetar shqiperia eskorta