Aktualitet20 Qershor 2023, 07:48

“Ka një listë”, Vangjeli bën deklaratën e fortë: Brenda 24 orëve do të publikohet një tjetër përgjim erotik!

Shkruar nga Pamfleti
“Ka një listë”, Vangjeli bën deklaratën e
Lorenc Vangjeli,

Brenda 24 orësh pritet të publikohet një tjetër përgjim erotik, që përfshin zyrtarë të shtetit.

Kështu është shprehur analisti Lorenc Vangjeli, teksa ka thënë se përflitet që ekziston një listë me njerëz të përfshirë në skadale të ngjashme si ai i kryebashkiakut të shkarkuar të Kukësit, Safet Gjici.

Ka një listë me njerëz, dobësia është njerëzore. Ka raste të tjera, ndoshta jo më larg se 24 orë më pas mund të kemi një moment tjetër që është përfolur, por nuk është në këto përmasa. Nuk është me video por është me audio”, deklaroi Vangjeli në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Ditën e djeshme gazetari Artan Hoxha publikoi videon e plotë të Safet Gjicit në zyrën e Bashkisë së Kukësit. Pas akti seksual, Gjici u shfaq duke bërë pazare mevajzën për një projekt për kastrimin e qenve në Kukës. Dhe sipas Hoxhës, kjo histori nuk duhet devijuar nga thelbi që është korrupsioni.

lorenc vangjeli