TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Tetor 2025, 16:18

Nesër ndryshon ora, por a duhet të marrë fund ky proces?

Shkruar nga Pamfleti

Nesër ndryshon ora, por a duhet të marrë fund ky proces?

Të dielën, ora do të kthehet një orë pas, duke shënuar fundin e periudhës së orës verore. Kjo do të thotë se kur ora të shënojë 3 të mëngjesit, ajo do të kthehet në 2, dhe po, kjo do t’ju japë një orë më shumë gjumë. Por humbja e një ore drite do të sjellë ditë më të shkurtra dhe më të errëta deri në pranverë.

Shprehja “në pranverë përpara, në vjeshtë prapa” është bërë pjesë e kalendarit për më shumë se një shekull, por vazhdimi i kësaj praktike mbetet një temë e debatuar. Pse disa njerëz irritohen aq shumë nga ndryshimi i orës... dhe përse e bëjmë në radhë të parë?

Kjo periudhë zgjat nga e diela e fundit e marsit, kur ora shkon përpara një orë, deri në të dielën e fundit të tetorit.

Ekziston bindja e zakonshme se ora verore u fut për t’u dhënë fermerëve më shumë dritë për punë në fusha, por në fakt kjo nuk është e saktë. Ideja lindi në vitet 1890 nga George Hudson, një entomolog nga Zelanda e Re (studiues i insekteve), i cili kërkonte më shumë dritë pasdite për të studiuar insektet e tij të preferuara. Ishte hera e parë që u propozua seriozisht ndryshimi i orës sipas stinëve.

Në vitin 1907, shpikësi britanik William Willett – i njohur si njeriu që solli orën verore në Britani – botoi me shpenzimet e veta një broshurë të titulluar “Humbja e dritës së ditës”, ku shprehte zhgënjimin e tij që njerëzit nuk përfitonin mjaftueshëm nga ditët e gjata të verës. Ai propozoi që ora të shtyhej përpara me 80 minuta në katër hapa gjatë prillit dhe të kthehej mbrapsht në të njëjtën mënyrë në shtator, por vdiq para se ligji të miratohej.

Vendit të parë që zyrtarisht zbaton orën verore ishte Gjermania, në vitin 1916, gjatë Luftës së Parë Botërore. Britania e Madhe e ndoqi vetëm pak javë më vonë.

Që atëherë, studime të shumta kanë treguar se ndryshimi i orës, veçanërisht në pranverë, kur ora shtyhet përpara, ndikon ndjeshëm në ritmet biologjike dhe shëndetin e njerëzve. Sipas studiuesit të gjumit Charlie Morley, ka “prova dërrmuese” që ndryshimi ndikon në trup dhe mendje. “Kërkimet tregojnë se vetëm një orë më shumë apo më pak gjumë ka efekt të madh në organizëm,” tha ai për Sky News.

Një studim i përmendur nga American Heart Foundation gjeti se ka një rritje prej 24% të rasteve të atakut në zemër ditën pas kalimit në orën verore. Megjithatë, efekti është i kundërt në vjeshtë, kur ora kthehet pas – duke sjellë më shumë pushim për trupin. Pra, a duhet të marrë fund ky proces?

Lini një Përgjigje