Pas bllokimit të aksit nacional Librazhd–Prrenjas, në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka publikuar tre akse alternative për të menaxhuar situatën e rënduar të trafikut dhe për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve.
Sipas njoftimit zyrtar, për autoveturat sugjerohen dy itinerare alternative: aksi Maliq–Lozhan–Strelcë–Gramsh–Elbasan, si dhe aksi Qafë Thanë–Pogradec–Korçë–Leskovik–Përmet–Tepelenë. Këto rrugë pritet të përballojnë fluksin e mjeteve të lehta që lëvizin nga juglindja drejt qendrës së vendit dhe anasjelltas.
Ndërsa për mjetet e tonazhit të rëndë është përcaktuar një itinerar i veçantë, që kalon përmes Pikës Doganore të Qafë Thanës, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, për të vijuar më pas nga Pika Doganore e Bllatës dhe Rruga e Arbërit.
Njoftimi i plotë
Duke marrë shkas nga situata e rënduar e trafikut, si pasojë e bllokimit të aksit nacional Librazhd–Prrenjas (në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”), ARRSH, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve, sugjeron përdorimin e akseve alternative si më poshtë:
Për autoveturat:
Maliq – Lozhan – Strelcë – Gramsh – Elbasan
Qafë Thanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë
Për mjetet e tonazhit të rëndë:
Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit
Duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe të gjithë banorëve të zonës, ju lutemi të ndiqni me kujdes sinjalistikën rrugore si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
Lini një Përgjigje