TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shtator 2025, 21:02

Nga lista e zezë e SHBA-së për trafikantët shqiptarë te pasuesi i Dumanit, Karamuço tregon çfarë pritet të ndodhë në ditët në vazhdim!  

Shkruar nga Pamfleti

Nga lista e zezë e SHBA-së për trafikantët shqiptarë te

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK ka angazhuar ndërkombëtarët të cilët kanë krëkuar një proces transparent dhe jashtë influencave politike. Lidhur me këtë eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço tha se SHBA dhe BE kanë dalë garant për të mbajtur procesin të pastër.

Më tej Karamuço theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë kanë dhe një ‘listë të zezë’ për trafikantët shqiptarë.

“Dumani në atë kohë në garë, ka dalë si surprizë si emër. Dumani bëri një ndryshim të madh. Ai u fokusua në çështjet më kryesore që patën produktivitet. Me administratën e re të Trump, thuhet se garantohet procesi. Edhe amerikanët dhe BE e garantojnë procesin dhe të ketë një shumicë të konsoliduar. Kjo administratë e re amerikane është fokusuar shumë te lufta kundër korrupsionit. Jam në dijeni që disa eksponentë të krimit të organizuar në botë, amerikanët i quajnë terroristë, dhe nuk ka më kthim mbrapa për këta njerëz. Duke ditur që ne kemi eksponentë të lidhur me mafien e Venezuelës. Tani në atë listën e zezë të madhe kanë futur edhe shqiptarë që do i kërkojnë në ditët në vijim edhe me SPAK, me qiri kudo ku janë. E ka edhe SPAK një listë, janë në vazhdimësi disa operacione. Kjo listë është , dhe i thënë SPAK, merruni me këta”, u shpreh Karamuço në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News.

Lini një Përgjigje