TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shtator 2025, 20:53

SPAK dërgoi për gjykim çështjen e Veliajt, Ervin Karamuço zbulon sa mund të zgjasë procesi!

Shkruar nga Pamfleti

SPAK dërgoi për gjykim çështjen e Veliajt, Ervin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço duke folur për çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, u shpreh se dosja në ngarkim të Erion Veliajt do jetë një sagë e gjatë.

Ai theksoi se vetë kryebashkiaku i Tiranës, nuk do pranojë  gjykim të shkurtuar dhe kjo sigurisht do të marrë kohën e nevojshme.

Ke përpara 9 episode të dyshuara penale. Gjithë energjia e madhe e hetimet fokusohet te veprat e rënda.  Po u provuan ato, këto tjerat janë të parëndësishme.

Do shikoni një mori dëshmitarësh, që do paraqiten në seanca. Kam përshtypjen se nuk do pranohet gjykimi i shkurtuar për gjendjen ku ndodhen aktet nga ana e Veliajt. Pra do ketë një sagë e gjatë e këtij procesi.

Gjatë rrugës mund të ndodhë, që të ngrihen akuza të tjera dhe kjo mund të jetë akoma më e rëndë. Po flasim për proces tjetër”, tha ai në një intervistë për “Real Story” në “Abcnews”.

Lini një Përgjigje