TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Dhjetor 2025, 19:42

Nga vendimi për Ballukun dhe seancat për Berishën e Veliajn, te krerët e rinj të SPAK dhe BKH: javë intensive për drejtësinë!

Shkruar nga Pamfleti

Nga vendimi për Ballukun dhe seancat për Berishën e Veliajn, te

5 zhvillimet që priten këtë javë nga drejtësia...

Java që vjen duket se do të jetë mjaft intensive për drejtësinë. Çështja që ka më shumë interes është pa dyshim vendimi që do të japë Gjykata Kushtetuese sa i takon padisë së Kryeministrit Edi Rama lidhur me pezullimin e zv/kryeministres Balluku. GJKKO e pezulloi nga detyra, por për Ramën kjo bie ndesh me Kushtetutën, sepse ministri ka imunitet njësoj si deputeti.

Kushtetuesja e ka shtyrë 3 herë vendimin për këtë rast dhe të premten e javës që vjen do të mbahet mbledhja e gjyqtarëve, ku do të vendoset për dy elemente: nëse do të pranohet padia e qeverisë dhe nëse do të pezullohet vendimi i GJKKO-së deri në marrjen e një vendimi final.

Në datën 12 është po ashtu një tjetër gjyq me rëndësi. Në GJKKO do të mbahet seanca paraprake ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi edhe për të nuk ka ende një vendim nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim.

Por, para se të vijë e premtja, do të ketë dy mbledhje me shumë intensitet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Mbledhja e parë është të martën, ku do të zgjidhet kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit. SPAK ka propozuar Joni Ketën si pasardhës të Aida Hajnajt dhe me gjasë ai do të marrë votëbesimin në KLP.

Mbledhja që ka më shumë interes do të jetë të enjten, më 12 dhjetor, pasi do të zgjidhet kreu i SPAK. Në garë janë Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi. Të enjten ata do të paraqiten para KLP-së për të paraqitur platformat e tyre dhe në fund pritet votimi, ku do të zgjidhet pasuesi i Altin Dumanit.

Ndëkrohë në datën 10 do të mbahet për dosjen “Partizani”, me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerët. Senca e datës 25 nëntor u shty për në datën 10 dhjetor. Shkak u bë mungesa e avokatit Sokol Hazizaj dhe e Vasilika Hysit që mbrojnë Fatmir Bektashi dhe dy kompanitë.

Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj. Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij.

Pra, duket se fokusi i javës që vjen do të jetë te drejtësia. /Pamfleti

Lini një Përgjigje