
Partneritet mes Bashkisë së Krujës dhe asaj të Mödlingut në Austri. Propozimi është bërë nga ambasadori shqiptar në Vjenë, Fate Velaj, i cili gjatë një takimi me kryetaren e Bashkisë së Mödlingut, Silvia Drechsler dhe ish-kryetarin Michael Danzinger, hodhi idenë e një propozimi të tillë.
Diplomati shqiptar vlerësoi mundësitë në turizëm, energji të rinovueshme dhe arsim profesional. Kryetarja Drechsler u shpreh e gatshme të mbështesë bashkëpunimin dhe të presë në Mödling një delegacion nga Kruja.
Gjatë takimit, ambasadori shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e hershëm që nga viti 2003, si dhe ndau zhvillimet më të fundit në Shqipëri, përpjekjet për anëtarësim në BE, dhe potencialin e madh për turizëm dhe investime.

Lini një Përgjigje