Aktualitet12 Korrik 2023, 08:07

Ku ndodhet Arben Ahmetaj? Klodiana Lala: Ka udhëtuar drejt një vendi të BE-së!

Shkruar nga Pamfleti
Ku ndodhet Arben Ahmetaj? Klodiana Lala: Ka udhëtuar drejt një vendi
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka udhëtuar një javë më parë drejt Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa është kthyer dhe është larguar sërish.

Ajo tregoi se Ahmetaj është larguar nga vendi ditën e premte drejt një vendi të Bashkimit Evropian, por pa konfirmuar se ku ndodhet konkretisht ish- zv. kryeministri i vendit.

Ahmetaj ka udhëtuar drejt një vendi të Bashkimit Evropian të premten. Ka qenë një javë më herët po ashtu në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar. Është kthyer dhe ka udhëtuar sërish jashtë vendit. Ka dalë nga territori por nuk e di vendin ku ndodhet, nuk do të thotë që ai një ditë mos të kthehet. Si njeri i pushtetshëm nëse do të donte të përballej në Këshillin e Mandati mund të kthehej. Uroj mos të zgjedhë rrugën e largimit pasi ka mbajtur poste të rëndësishme, të japë shpjegime dhe prova, largimi e bën njeri të dyshuar dhe merr me vete barrën e fajtorit. Policia deri më sot nuk ka pasur arsye ta kontrollojë, më lë një shije të hidhur gjithë kjo”, u shpreh ajo.

klodiana lala arben ahmetaj