
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se në Shqipëri nuk ka turistë rusë, por ata janë agjentë të kamufluar.
Deklaratën e ka bërë pas kërkesës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që vendi ynë të mos lejojë futjen e turistëve rusë.
Sipas tij shumica janë individë që punojnë për Rusinë.
“Nuk mendoj që do ta pranojë Rama, shumica e tyre janë individë që punojnë për Rusinë. Ku ka turistë. Por Shqipëria ku çan kokë. Janë agjentë të Rusisë të kamufluar, jo të gjithë por një numër i lartë i tyre. Ma kanë thënë këta që kontrollojnë pasaportat, janë oficerë të tërë. E mbani mend tek çadra e Bashës, ishin të gjithë oficerë”, deklaroi ai.
Ngjela foli edhe për mosnjohjen e shtetit të Kosovës nga Ukraina.
Kjo sipas tij ndodh për shkak të marrëdhënieve të mira të këtij të fundit me Serbinë.
“Nuk dimë shkakun përse Ukrainë nuk e njeh Kosovë. Kam përshtypjen se Ukraina dhe Serbia kanë ende marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën, qoftë andergraund, s’ka rrugë tjetër. Pyetja logjike që bëhet është, se kush nuk e dëshiron njohjen e Kosovës, Serbia. Serbia është e lidhur me Moskën, me kë e ka lojën politike, mosnjohja e Kosovës nga këta është pikërisht o më njërin o me tjetrin, por duket se do të zbusë marrëdhëniet me Serbinë, i cili është shtet i Rusisë“, u shpreh Ngjela në një intervistë për Top Channel.
Lini një Përgjigje