TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Qershor 2026, 19:21

“Nuk po trembemi”, turistët italian flasin në protestën para Kryeministrisë: Shqipëria ka një popull krenar, s’përkulet përballë parave!

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk po trembemi”, turistët italian flasin në

Dy turistë italianë që ndodheshin në Tiranë iu bashkuan simbolikisht protestës së mbajtur para Kryeministrisë, duke komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili më herët tha se protestat mund të ndikojnë negativisht te turistët dhe sezoni turistik.

Njëra prej turisteve italiane u shpreh se ajo dhe grupi me të cilin udhëton nuk ndihen të shqetësuar nga protestat. Sipas saj, është e rëndësishme që qytetarët të shprehin qëndrimet e tyre dhe të kërkojnë më shumë transparencë nga qeveria.

“Përshëndetje, ne jemi nga Italia. Jemi të lumtur që ndodhemi këtu me ju, si turistë në vendin tuaj. Vëllezër dhe motra shqiptarë, ne nuk kemi frikë. Protesta juaj nuk na tremb. Është e rëndësishme të ngrini zërin për të drejtat tuaja dhe për transparencën e qeverisë. Faleminderit për mikpritjen”, tha ajo.

Edhe një turist tjetër italian tha se gjatë ditëve të qëndrimit në Shqipëri ka vënë re një popull krenar që nuk ndikohet nga interesi financiar.

“Këto ditë që kam kaluar këtu kam parë një popull krenar. Kam parë njerëz që nuk përkulen para lekëve. Disa mund të mendojnë se ju blejnë, por nuk është kështu. Shqipëria u përket shqiptarëve. Vazhdoni përpara. Forca, Shqipëria”, u shpreh ai.

 

shqipëria kryeminsitri

1 Komente

  1. T
    Tony

    Keta si duket jane gjak Arvanitas italiane qe kane koken e forte e mendjen e Shqiptareve. Qenkan edhe te bukur si ne. Qofshi te bekuar o njerez te mire!

    Lini një Përgjigje