TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Gusht 2025, 21:57

Operacioni i SPAK, Softa: Rrjeti më i madh i trafikut të drogës, u zbuluan 22 ton kokainë

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK, Softa: Rrjeti më i madh i trafikut të drogës,

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa tha se operacioni i fundit i SPAK-ut dhe organeve ndërkombëtare zbuloi në rrjet të fuqishëm të trafikut të drogës.

Ai u shpreh se kjo goditje ka sjellë shkatërrimin e një grupi të madh droge, që lëvizte nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së. Softa tha se në këtë aksion bëhet fjalë për 22 ton kokainë.

“Kjo vjen si rrjedhojë e gjithë të dhënave të bëra publike ku është kuptuar se për cilat grupe bëhet fjalë. Janë grupe që kanë diktuar edhe çmimet në tregjet ndërkombëtare. Flitet për një sasi të madhe të drogës të lëvizur nga Amerika Latine drejt BE-së.

E gjitha kjo ka ardhur nga zbërthimi i aplikacionit të SKYECC ka pasur një bashkëpunim mes INTERPOL-it dhe agjencive të tjera. Nga këto hetime kanë dalë një sërë urdhërarrestesh dhe janë shpallur disa persona në kërkim ndërkombëtar. Janë rreth 22 ton kokainë që bëhet fjalë në këtë rast”, tha ai për “Ora News”.

Lini një Përgjigje