
Gazetari Bledian Koka kërkon që opozita të bashkohet e gjitha në zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Tiranës kundër armikut të përbashkët që është Edi Rama.
Sipas tij, kandidatura e Manastirliut është më e dobëta që kryeministri mund të caktonte për drejtimin e kryeqytetit dhe shtoi se Berisha duhet të ftojë në një koalicion të madh Qorin, Shehajn dhe Lapajn.
“Unë mendoj se më shumë sesa të nxitohet për të gjetur një emër, duhet gjetur një pikë nisje dhe një pikë bashkimi midis forcave të reja politike. Po të isha Berisha i pari që do të takoja do ishte Arlind Qorin dhe Redi Muçin. Janë një front i ndryshëm në diversitet. Rama është armik i Shehajt, Lapajt, Shabanit, Qorit.
Sot Rama dha që kemi dështuar në furnizimin me ujë të Tiranës dhe nuk kanë ujë shtëpitë e të gjithave. Po ky tha që Veliaj ka qenë i suksesshëm, por në Tiranë nuk ecet nga karriget dhe prapë thotë që zgjedhjet i fitojmë ne. Ku i buron kjo siguri. Unë mendoj që kandidati më i dobët është pikërisht Ogerta Manastirliu. Ajo përfaqëson vetëm interesat, nuk prodhon asgjë politike”, tha Koka për “A2CNN”.
Lini një Përgjigje