
Organizata për mbrojtjen e të drejtave të palestinezëve me bazë në Britaninë e Madhe, ka ngritur akuza për përfshirje në krime lufte ndaj kryerabinit të Shqipërisë, Yoel Kaplan.
Organizata nuk e përmend emrin e kryerabinit, por lidhjen mes denoncimit të saj dhe emrit të kreut të komunitetit hebre në Shqipëri, e ka zbuluar Middle East Eye, e cila zbulon se bëhet fjalë për kreun e komunitetit hebre të Shqipërisë.
Sipas IJCP-së, “individi (Kaplan) besohet se ka shërbyer si ushtar rezervë në Batalionin e 55-të të Parashutistëve.

Të mërkurën, kallëzimi kundër Yoel Kaplan iu dorëzua prokurorit të përgjithshëm në Tiranë, sipas MEE.
Kaplan e ndan kohën e tij midis Izraelit, Shqipërisë dhe Selanikut, Greqi, ku ai gjithashtu drejton një komunitet të vogël hebre.
Rabini kryesor i Shqipërisë, i cili u emërua nga qeveria në vitin 2010 pa bekimin e shumicës së popullsisë së vogël hebraike të vendit, po ndiqet sipas Nenit 7 të kodit penal të Shqipërisë, i cili mbulon qytetarët e huaj që kryejnë krime jashtë vendit, duke përfshirë "krime kundër njerëzimit".
Si nënshkruese e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), Shqipëria është e detyruar të hetojë, thotë ICJP.
Arrestojeni ju, o gazetare,me fakte me filmime,me prova, që deri dje nuk guxonit as të permendnit fjalën palestine, Gaza, gjenocid apo hebre,, si fjalë kyçe ndërkombëtare të ndaluara, në ndonjë aeroport,.. Porsot u është zgjidhur gjuha,,, ça ka ndodhur? jeni një turp'te gjitha mediat jo vetëm ju, per, të përfaqësuar të vërtetën dhe vlerat njerezore, ????????