TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Shtator 2025, 21:42

"Opozita kot që hyn në Kuvend", Abilekaj: Rama e sheh Parlamentin si pronë të vetën

Shkruar nga Pamfleti

"Opozita kot që hyn në Kuvend", Abilekaj: Rama e sheh

Analisti Enton Abilekaj, deklaroi se Parlamenti është kthyer në institucion personal të Ramës, ndërkohë që shtoi se qëndrimi i opozitës dhe partive të reja në Kuvend, është dështim.

Sipas tij, Parlament nuk mund të kryejnë aktivitet normal, pasi përdorimi i mjeteve politike me Ramën nuk mund të bëhet pasi është e kotë.

"PD ka hyrë në Parlament për jetë parlamentare edhe pse nuk njeh zgjedhjet, për ta përdorur si tribunë për të komunikuar me publikun. Nuk ishte qëllim i opozitës, mbyllja e asaj seance. Opozita u gjet para faktit të çmendur që kryeministri urdhëroi live mbylljen e seancës. Askush nuk e priste të ndodhte, kështuqë nuk mendoj se opozita u nis për të mos folur. Ishte vendim për të mos i dhënë fjalën opozitës, pasi ata janë futur pikërisht për të folur. Rama e sheh Parlamentin si institucion personal.

Nuk është se grupi i PD u çua i gjithi për të prishur seancën. Ishte Balliu, Gaz Bardhi dhe dikush tjetër. Mund të përjashtoheshin dhe të vijonte seanca. Rama, pasi e prvokoi vetë, e bëri me qëllim për të mbyllur seancën. E sheh Parlamentin si pronë të vetë, e sheh si nder që i bën opozitës për ti dhënë hapësirë.  Unë mendoj se këta, përfshirë edhe Redi Muçin, partitë e reja, në atë Parlament nuk mund të kryejnë aktivitet normal. Futja në atë Parlament është kot. Përdorimi i mjeteve politike me Ramën është dështim", tha Abilekaj në emisionin "Të Paekspozuarit".

Lini një Përgjigje