
Avokati Spartak Ngjela duke folur për situatën politike në vend, analizoi edhe punën e bërë nga SPAK deri më tani.
Në një intervistë për “Report Tv”, Ngjela tha se SPAK nuk po ecën me ritmin e duhur dhe kjo sipas tij për dy arsye, të cilat janë frika ose paaftësia.
Avokati më tej theksoi se SPAK ose do shpëtojë Shqipërinë nga korrupsioni, ose do shkatërrojë veten.
“SPAK ose ka frikë ose janë të paaftë. Korrupsioni duhet fshirë. Ligjin antikorrupsion e kanë bërë ndërkombëtarët, ai duhet zbatuar. SPAK duhet të fillojë paditë penale ku nuk janë prekur deri tani. SPAK o shpëton Shqipërinë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, se fundos veten. Ata që kanë krijuar reformën në drejtësi kanë interes të madh në Shqipëri, të kenë mendjen, se janë superfuqi. Ose do e çojën deri në fund luftën kundër korrupsionit ose do zhyten. Nëse kanë frikë se i kanë kërcënuar duhet të japin dorëheqjen”, vijoi Ngjela.
Lini një Përgjigje