
Para godinës së Prokurorisë protestuesit kanë nisur me thirrjet “arrestoni Ramën”, teksa janë ulur në mes të rrugës...
Me qindra protestues u grumbulluan mbrëmjen e sotme përpara Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku për të dytën natë radhazi kërkuan lirimin e qytetarëve të arrestuar gjatë protestës së djeshme para Kuvendit.
Pas marshimit nga Kryeministria drejt komisariatit nr.3, turma nuk është shpërndarë. Protestuesit kanë vijuar me thirrjet "Lironi çunat", "Ju erdhi fundi", "Rama jep dorëheqjen" dhe "Rama në burg, Berisha në burg", ndërsa kërkojnë lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve.
Sipas tyre, arrestimet e kryera pas përplasjeve të djeshme ishin të pajustifikuara, ndërsa protestuesit pretendojnë se policia përdori forcë, gaz lotsjellës dhe spray me piper ndaj qytetarëve.
Ndërkohë që pas qëndrimit për disa minuta para Komisariatit nr.3, protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të Prokurorisë së Tiranës. Para godinës së Prokurorisë protestuesit kanë nisur me thirrjet “arrestoni Ramën”, teksa janë ulur në mes të rrugës.
Protesta ende vijon dhe mbetet për t’u parë nëse marshimi do të vijoj në ndonjë institucion tjetër apo do të mbyllet këtu.
Lini një Përgjigje