Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot, më 4 korrik, Ditën e Pavarësisë, në kujtim të miratimit të Deklaratës së Pavarësisë në vitin 1776, dokument që shënoi themelimin e shtetit amerikan.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë ditë si një festë me domethënie të veçantë edhe për shqiptarët, duke nënvizuar simbolikën e Statujës së Lirisë dhe lidhjen historike mes dy vendeve.
“Mirëmëngjes dhe me 4 Korrikun e Amerikës, nën hijen madhështore të Statujës së Lirisë, që është edhe një festë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që historikisht kanë dashur ta zbehin energjinë e bukur të këtij vendi, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
Dita e Pavarësisë është një nga festat më të rëndësishme kombëtare në SHBA dhe përfaqëson vlerat mbi të cilat është ndërtuar vendi.
Me këtë rast, në Shtetet e Bashkuara janë parashikuar ceremoni shtetërore, parada, koncerte, aktivitete kulturore dhe spektakle fishekzjarrësh, ku pritet të marrin pjesë miliona qytetarë.
Lini një Përgjigje