Ish-presidenti Alfred Moisiu, ka analizuar riaktivizimin në politikë të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ai ka thënë se Meta jo vetëm që ka bërë gabim, por ka ngritur dyshime edhe mbi mënyrën se si e ka krijuar pasurinë e tij.
Ish-presidenti Moisiu tha se një pasuri e tillë nuk ngrihet dot me rrogë.
“Ilir Metën e njoh herët, është djalë punëtor, por ka bërë gabime. Ka një pasuri që nuk e di domethënë, edhe unë isha president, unë jam me një shtëpi 52 vjet që në 72’. Pse nuk doja unë pallate? Me rrogë nuk bëhet more djalë. Unë nuk i blija dot. Unë jam i edukuar, duhet t’i japësh vendit tënd, jo t’i marrësh. Kështu jam përpjekur t’i edukoj edhe fëmijët e mi”, tha ish-presidenti Moisiu.
Më herët Pamfleti ka publikuar deklarimin e pasurisë të bërë nga Monika Kryemadhi pranë ILDKP për vitin 2022.
Bie në sy se Monika Kryemadhi ka shitur 3 apartamente. Disa vite më parë, bashkëshortja e Ilir Metës deklaroi se kishte përfituar 13 apartamente nga ndërtimi i një pallati në tokën e saj. Çdo vit Monika del e deklaron se shet apartamentet, të cilat duket se s’kanë fund.
Por ajo që bie në sy është se Kryemadhi ka deklaruar vlera shumë të ulta të apartamenteve.
Kryemadhi ka shitur një apartament 92 metër katror me vlerën 61,506 euro. Apo një tjetër 60 mijë euro. Po ashtu Kryemadhi ka nisur të shpërndajë paratë. Ajo ka deklaruar në ILDKP se ka dhënë 20 mijë euro borxh.
Ndërkohë vetë ilir Meta duket se tani ka mbetur i papunë. Ai ka deklaruar vetëm pagën që mori si President.
Lini një Përgjigje