TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Gusht 2025, 11:02

Pamje të trishta! Flakët shkrumbojnë fshatin Lefterhor në Delvinë, digjet edhe kisha (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Pamje të trishta! Flakët shkrumbojnë fshatin Lefterhor në
Flakët shkrumbojnë fshatin Lefterhor pranë Delvinës

Zjarri ka lënë pas shakërrim në shumë fshatra në periferi të Delvinës, ku edhe vetë qyteti u gjet mbrëmë gjatë natës i rrethuar nga flakët.

Fshati Lefterhor ka pësuar dëme të konsiderueshme teksa flakët dhe tymi duket se janë ende aktive në disa vatra të vogla dhe të izoluara.

Zjarri nuk ka kursyer as Kishën e fshatit, që është djegur thuajse plotësisht, e në këmbë kanë mbetur vetëm katër muret.

Shqipëria vijon të përballet me një verë të vështirë teksa dhjetëra vatra zjarri kanë përfshirë territorin gjatë javëve të fundit. Ndonëse efektivët e forcave zjarrfikëse dhe ato të Forcave të Armatosura kanë qenë në terren, situata mbetet e rrezikshme dhe dinamike për shkak të temperaturave të larta dhe erës që favorizon përhapjen e flakëve.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 37 vatra aktive zjarri në gjithë vendin, përfshirë qarqet Vlorë, Dibër, Berat, Tiranë, Gjirokastër, Elbasan, Shkodër, Kukës, Korçë dhe Lezhë.

Por Delvina, Gramshi dhe Poliçani janë zonat më problematike deri më tani, ku janë kryer evakuuime masive të banorëve. Në Delvinë, flakët iu afruan qytetit duke rrezikuar depot e naftës dhe spitalin.

flakët shkrumbojnë fshatin lefterhor

Lini një Përgjigje