TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Dhjetor 2025, 06:57

Parashikimi/ Si ndryshon moti gjatë ditës së sotme, 8 dhjetor 2025

Shkruar nga Pamfleti

Parashikimi/ Si ndryshon moti gjatë ditës së sotme, 8 dhjetor

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologji Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore, shi dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht përgjatë relieveve malore, të cilat pas orëve të mëngjesit pritet shpërbërja graduale e tyre.

Në orët e para të 24- orëshit deri në mëngjes vranësirat në relievet malore në lindje  të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 12m/sek

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Lini një Përgjigje