
Analisti Arben Meçe ka komentuar seancën e sotme plenare në Kuvend, ku nisi me tensione mes opozitës dhe mazhorancës.
Berisha, u shpreh se Berisha nuk e pranon ende humbjen. Ai theksoi se përsa kohë që të jetë ish-kryeministri Berisha, Parlamenti nuk do të jetë asnjëherë në normalitet.
“Berisha problemin e vet të partisë do ta transmetojë në Parlament. Përballë kësaj humbje, referuar statusit të PD duhet të japë dorëheqje. Por Berisha nuk mund ta lëshojë kaq lehtë pronën e vet. Kemi thënë prej kohësh që Berisha është pronar i PD. Është absurde të mendosh që Berisha do të japë dorëheqjen. I vetmi argument që ai do të ndërtojë është i lidhur me atë që e prezantoi si farse elektorale. Edhe pse ambasada amerikane uroi popullin shqiptar për zgjedhje. Berisha zgjedhjet nuk pranon”, tha Meçe.
Meçe u shpreh gjithashtu se kjo situatë nuk pritet të ndryshojë dhe se në shtator nuk do të ketë qetësi parlamenti. Analisti tha se PD është pronë e Berishës dhe pronari po e mban peng pronën.
“Grupi që zgjodhi Berisha në listat e mbyllura është ndryshe grupi i sherrit. Mund ta quajt edhe grup paramilitar. Ai do të vijë në Parlament në shtator dhe do ta mbajë në këtë gjendje. Kjo gjendje nuk është normale në demokraci. Kemi përballë “21 Janarin” dhe përballë “Partizanin”, kemi edhe CEZ/DIA që kaloi në gjykim. Kemi privatizimin e hidrocentraleve të Shqipërisë. PD është pronë e Berishës, pronari nuk mban peng pronën.
Ka një popull opozitar që nëse nuk e ka kuptuar, tashmë populli opozitar dhe PD janë institucione që janë shumë larg njëri-tjetrit. Rënia 30 % e PD në themel të tregon që një popull opozitar është tërhequr dhe e ka braktisur PD. Dhe ne do të shohim edhe që gjithë Kryesia e PD, titullarët e institucioneve janë në grup parlamentar, shto edhe grupi i zjarrit do të bëjnë politikë që thjesht do të ndërtojnë kauzën që çështja e PD është mbrojtja e Berishës”, tha ai për “Abc News”.
Lini një Përgjigje