TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Shtator 2025, 13:30

Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, Këshilli Bashkiak i Vlorës mblidhet në 22 shtator për të komanduar në drejtim 1 nga 3 nënkryetarët

Shkruar nga Pamfleti

Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, Këshilli Bashkiak i

Këshilli Bashkiak i Vlorës do të mblidhet më 22 shtator për të diskutuar në lidhje me dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë, Ermal Dredha dhe caktimin në krye të institucionit të 1 prej 3 nënkryetarëve.

Tre nënkryetarët janë: Elis Halili, Irena Toshkallari dhe Klea Lalo.

Me shumë gjasa, nënkryetari që do të caktohet i komanduar në krye të Bashkisë së Vlorës është Elis Halili.

Kujtojmë se Halili u emërua në detyrë nga vetë Ermal Dredha, përpara se ky i fundit të firmoste dorëheqjen.

Ermal Dredha dha dorëheqjen nga detyra e kryebashkiakut të Vlorës më datë 10 shtator. Përpara dorëheqjes, ai emëroi nënkryetar Elis Halilin.

Halili vjen nga sektori privat, i punësuar në një kompani, dhe ndiqte projektet në qytetin e Vlorës. 

Ndërkohë, Ermal Dredha, i cili drejtonte Vlorën prej muajit korrik 2023, në letrën e dorëheqjes e argumentoi dorëzimin e detyrës si një akt reflektimi dhe përgjegjësie, dhe se po largohet me dinjitet për “t’i hapur rrugë energjive dhe ideve të reja”.

Lini një Përgjigje