
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani ka pritur në një takim në ambientet e Prokurorisë së Posçme, drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, Mladen Nenadić.
Mësohet se gjatë takimit u diskutua forcimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.
Gjitashtu theksohet se takimi u mundësua nga Projekti për Drejtësinë Penale në Ballkanin Perëndimor pranë Eurojust dhe përfaqëson takimin e parë zyrtar ndonjëherë mes SPAK dhe Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë.
“Drejtuesi i SPAK, z. Altin Dumani, priti sot në një takim zyrtar Drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, z. Mladen Nenadić. Gjatë takimit, i cili u zhvillua në ambientet e SPAK në Tiranë, u diskutua forcimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.
Të dy drejtuesit theksuan rëndësinë e shkëmbimit të informacionit dhe ekspertizës si një mjet i domosdoshëm për forcimin e sigurisë rajonale dhe zbatimin e ligjit. Takimi u mbështet nga Projekti për Drejtësinë Penale në Ballkanin Perëndimor pranë Eurojust dhe përfaqëson takimin e parë zyrtar ndonjëherë mes SPAK dhe Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë – një hap i rëndësishëm përpara drejt bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve ligjzbatuese në rajon”, thuhej në njoftimin e SPAK.
Vlen të theksohet se më herët sot drejtuesi i Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, Mladen Nenadić u prit në zyrë edhe nga kryeporkurori Olsian Çela.
Lini një Përgjigje