
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, zhvilloi ditën e sotme një takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, Mlladen Nenadi. Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve për të luftuar krimin e organizuar dhe veprimtaritë kriminale që prekin iteresat e dy shteteve.
Gjatë takimit mësohet se u diskutua edhe rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar, si Eurojust, e cila ofron mbështetje për ndihmën juridike dhe operacionet e përbashkëta. Një nga pikat e rëndësishme të takimit ishte krijimi i grupeve të përbashkëta hetimore, të cilat do të lehtësojnë koordinimin e hetimeve dhe zbulimin e aktiviteteve kriminale që kalojnë kufijtë.
“Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, u takua sot me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, Mlladen Nenadiç.
Në takim u diskutua në lidhje me forcimin e bashkëpunimit në luftën ndaj veprimtarive kriminale që prekin të dy vendet, përmes përdorimit efikas të instrumentave të bashkëpunimit ndërkombëtar si Eurojust, krijimit të grupeve të përbashkëta hetimore si dhe hetimeve paralele.
Koordinimi i hetimeve edhe në kuadër të Projektit për Drejtësinë Penale në Ballkanin Perëndimor, i mbështetur nga Eurojust, u vlerësua si mjaft i rëndësishëm në drejtim të goditjes së krimit ndërkufitar në rajonin tonë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.
Në përfundim, takimi Çela-Nenadiç ilustron angazhimin e dy institucioneve për të luftuar krimin e organizuar përmes forcimit të bashkëpunimit dhe ndihmës së ndërsjellë, në një kohë kur aktivitetet kriminale përbëjnë një kërcënim të madh për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Lini një Përgjigje