
Avokatët e Sali Berishës dhe jamarbër Malltezit kërkojnë në GJKKO pavlefshmërinë e akteve të SPAK lidhur me dosjen ‘Partizani’.
Në seancën e zhvilluar në GJKKO-së të dy avokatët kanë mbajtur të njëjtën strategji, duke kërkuar pavlefshmërinë e hetimeve nga SPAK, duke synuar mbylljen e dosjes.
Fillimisht ishte avokati i Berishës, Genc Gjokutaj që ka paraqitur kërkesën për pavlefshmërinë e akteve.
Pas tij ishte avokati i Malltezit që ka paraqitur të njëjtën kërkesë, ndërsa i konsideron akuzat e SPAK ndaj dhëndrit të Berishës, pa asnjë bazë ligjore.
“Kërkojmë pavlefshmëri absolute të akteve. Akuza ndaj Malltezit nuk ka asnjë bazë ligjore. Malltezi akuzohet për 2 vepra penale: korrupsioni pasiv, nuk ka lidhje fare me të, pasi nuk ka patur kurrë funksion publik. Akuza e dytë e pastrimit të produkteve të veprës penale, që gjithashtu nuk ka të bëjë fare. Kërkojmë gjithashtu pavlefshmëri të vendimeve gjyqësore të marra gjatë hetimeve paraprake, të marra nga një person që nuk ka as titullin magjistrat”, deklaroi avokati i Malltezit.
Lini një Përgjigje