TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shtator 2025, 16:04

Nisi numërimi mbrapsht për Altin Dumanin, KLP hap të mërkurën garën për kreun e ri të SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Nisi numërimi mbrapsht për Altin Dumanin, KLP hap të

KLP do të shpallë ditën e mërkurë vakancën për zëvendësuarin e Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme.

Mandatit të Altin Dumanit në krye të SPAK po i vjen fundi.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të shpallë ditën e mërkurë vakancën për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme.

KLP ka njoftuar se mbledhja do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur BKH nuk ka akoma një drejtues.

Tani natyrshëm lind pyetja, kush do jetë pasardhësi që do marrë frerët e luftës kundër krimit dhe korrupsionit në vend. Emrat që diskutohen janë disa, por deri tani mbeten ‘top sekret’.

Kujtojmë që pak kohë më parë u diskutua mundësia që ti jepet mundësi Dumanit të futej në garë për të rimarrë drejtimin e SPAK. Por kjo mbeti vetëm një ide.

Altin Dumani u zgjodh në krye të SPAK, në dhjetor të vitit 2022. Mandati i tij 3-vjeçar përfundon në dhjetor të këtij viti.

Njoftimi zyrtar:

Informacion mbi mbledhjen:

Dita/Data:                                           E Mërkurë, 17.09.2025

Ora:                                                     10.00

Kohëzgjatja:                                        ⸟ 90 minuta

Thirrur nga:                                       Kryetari i Këshillit

Pjesëmarrësit:                         Anëtarët

Kuorumi i nevojshëm:                        7 anëtarë

Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT. Media është e ftuar të jetë e pranishme.

Rendi i ditës:

Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 04.09.2025;

Diskutimi/miratimi i Projekt-vendimit “Për shpalljen e vendit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”;

Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Françesk Ganaj”;

Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Ermira Manelli”;

Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Hysni Mulaj”.

Të tjera (pyetje/diskutime)

Sektori i TIK, Digjitalizimit dhe Statistikës bën publikimin e kësaj axhende në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Lini një Përgjigje