TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Korrik 2025, 13:03

Pas shembjeve në Theth, Rama optimist për “Paketën e Maleve”: Ju mbështesim të ndërtoni me leje

Shkruar nga Pamfleti

Pas shembjeve në Theth, Rama optimist për “Paketën e

Kryeministri Edi Rama nuk ka pritur të kalojë shumë ditë nga momenti kur rrafshoi ngrehinat dhe ndërtimet në zonën e Thethit, në mesin e sezonit turistik, të cilat u klasifikuan si ndërtime pa leje, për t’i bërë jehonë “Paketës së Maleve”.

Rama ka publikuar në rrjetet sociale hartën e aplikimeve, duke theksuar se vetëm në 5 ditë numërohen 787 aplikantë.

“Të gjithë emigrantët posaçërisht, po edhe të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri e duan të rihapin derën e shtëpisë së të parëve në mal a në zonat kodrinore të vendit, për një bujtinë, një agroturizëm, një hotel malor, një fermë apo një linjë agropërpunimi, janë të ftuar të aplikojnë dhe ndërtojnë me leje, duke përfituar nga mbështetja e qeverisë dhe linja e kredisë së butë të Bankës së Shqipërisë”, shkruan Rama.

Natyrisht që në këtë paketë mund të aplikojnë edhe banorët e Thethit, ato që jo më shumë se 10 ditë më parë kishin bujtina apo shtëpiza, që u rrafshuan në kuadrin e luftës ndaj ‘tokës së xanun’.

Pas shembjeve në Theth, Rama optimist për “Paketën e

Lini një Përgjigje