
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar këtë të shtunë Partinë Demokratike nënkryetar Enkelejd Alibeajn për zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se KQZ nuk i mbetet gjë tjetër veçse të zbatojë vendimin e marrë nga KAS, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.
“Në lidhje me vendimmarrjen time pasuese si komisioner s’kam shumë për të thënë vec faktit që ky vendim i KAS mbetet për t’u zbatuar nga Komisioneri Shtetëror pasi tej cdo diskutimi e pikëpamje është akti i një organi të parashikuar nga ligji për të vendosur për cështje të tilla e sa kohë ky organ ka vendosur regjistrimin si subjekt zgjedhor të PD, ngelet thjesht aplikimi e zbatimi i këtij vendimi Ndaj për të mos e zgjatur më tej vendosim regjistrimin e PD me nënkryetar Enkelejd Alibeaj në vilësinë e kryetarit tënkomanduar të partisë për zgjedhjet e 14 majit 2023. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në KAS brenda tre ditëve dhe ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, tha Celibashi.
Kujtojmë se KQZ refuzoi 2 herë regjistrim e PD-së në emër të Alibeajt, për shkak të mungesës së dokumentacionit që u refuzua të plotësohej. Pas këtij vendimi të KQZ-së përfaqësuesi ligjor i Alibeajt ju drejtua KAS-it, ku dhe mori të drejtën për të përfaqësuar PD.