Aktualitet17 Mars 2023, 20:16

Nga këshilltarja e tij, te përfaqësues të medias, Rama piketon anëtarët e rinj të INSTAT

Shkruar nga Pamfleti

Nga këshilltarja e tij, te përfaqësues të medias, Rama

Qeveria ka përcaktuar emrat që do t’i propozohen Kuvendit për bordin e Këshillit të Statistikave (INSTAT).

Konkretisht janë propozuar emrat e Adrian Kamenicës, i cili u shkarkua muaj më parë nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes; Elora Kokalari, e cila është këshilltare e kryeministrit Edi Rama; pedagogia e fakultetit ekonomik Kozeta Sevrasni, e cila në zgjedhjet e fundit garoi për rekotore të Universitetit të Tiranës; pedagogu i Universitetit Bujqësor Edvin Zhllima, gjithashtu edhe gazetari Blendi Salaj.

Propozimi i bërë nga qeveria:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 22, të ligjit nr.17/2018, “Për statistikat zyrtare”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave, VENDOSI:

Propozimin Kuvendit për emërimin e disa anëtarëve të Këshillit të Statistikave, si më poshtë vijon:

a) Z. Adrian Kamenica, përfaqësuese e përdoruesve kryesorë të statistikave zyrtare;

b) Znj. Elora Kokalari, përfaqësuese e përdoruesve kryesorë të statistikave zyrtare;

c) Znj. Kozeta Sevrani, përfaqësuese e botës akademike;

ç) Z. Edvin Zhllima, përfaqësues i shoqërisë civile;

d) Z. Blendi Salaj, përfaqësues i medias.

Vendimi i firmosur nga kryeministri, Edi Rama hyn në fuqi ditën e sotme.

rama instat anetare