Aktualitet18 Mars 2023, 10:15

U arrestua nga SPAK për korrupsion, Lefter Alla del sot para gjykatës

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua nga SPAK për korrupsion, Lefter Alla del sot para gjykatës

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka dalë para Gjykatës ditën e sotme ku do të mësojë masën e sigurisë ndaj tij. Alla, i cili u arrestua dy ditë më parë, akuzohet për korrupsion si dhe për abuzim me tenderët publikë.

Kryebashkiaku është vënë në pranga me urdhër të SPAK. Bashkë me Allën është arrestuar edhe nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani BOE England e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

lefter alla spak