Aktualitet21 Prill 2024, 13:57

Pas veriut, reshje të dendura dëbore në Voskopojë, Dardhë dhe Devoll

Shkruar nga Pamfleti

Pas veriut, reshje të dendura dëbore në Voskopojë,

Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore të juglindjes së vendit. Më të dendura janë në Voskopojë, Dardhë si dhe fshatra të Devollit të Sipërm.

Trashësia e dëborës ka shkuar në 2 deri në 5 cm ndërkohë që në Majën e Bigllit në Dardhë, trashësia ka shkuar në 2-3 cm.

Bëhet me dije se qarkullimi në të dyja akset rrugore të fshatrave turistike është i kalueshëm pa probleme por u kërkohet drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes në ato segmente ku prania e dëborës është më e madhe.

Dëbora ka zbardhur edhe fshatin shtyllë të njësisë administrative Vithkuq si dhe në majë të Mashkullores.

Ndërkohë, trashësia e dëborës ka arritura nga 10 deri në 20 centimetra në zonat e thella të njësive administrative Martanesh, Zerqan, Ostren, Trebisht.

Ndërsa në qytetin e Bulqizës trashësia e borës ka arritur deri në 5 centrimetra.