TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2025, 10:21

Pas Vlorës dhe Thethit, aksion për lirimin e hapësirave publike edhe në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Pas Vlorës dhe Thethit, aksion për lirimin e hapësirave publike

Pas zbarkimit të kryeministrit Rama në Vlorë dhe deklaratave të tij të forta për lirimin e hapësirave publike, një aksion i ngjashëm ka nisur edhe në qytetin e Durrësit.

Efektivë të Policisë Bashkiake janë parë në bulevardin “Epidamn”, ku kanë ndërhyrë për të liruar hapësirat publike të zëna nga subjektet private që ushtrojnë aktivitet tregtar.

Gjatë aksionit, janë larguar një pjesë e tavolinave, karrigeve dhe çadrave që bizneset kishin vendosur mbi trotuare.

Ky operacion synon të rikthejë hapësirat publike në dispozicion të qytetarëve dhe turistëve dhe duket se vjen si vazhdimësi e direktivave të dhëna nga kryeministri Rama pak ditë më parë në Vlorë.

Kujtojmë se gjatë vizitës, Rama kërkoi dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë, duke i konsideruar përgjegjës për situatën e krijuar në qytetin bregdetar.

Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga përfaqësuesit e Bashkisë së Durrësit, por burime zyrtare bëjnë me dije se aksioni do të vijojë edhe në zona të tjera të qytetit.

Ndërkohë, kryeministri Rama ka prishur fshati turistik, duke hequr 10 kabina dhe 2 ndërtesa të tjera, për të cilin thotë se ishte ndërtim pa leje. Teksa ndau një foto nga aksioni i IMT, Rama shkroi se të gjitha kabinat e “fshatit turistik” të kriminelit që plagosi Thethin do t'i marrë shteti.

Lini një Përgjigje