TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Nëntor 2025, 11:54

Agjenda e fshehtë, Meçollari: Anijet italiane do përdoren për të kapur emigrantët, e pastaj sillen në Gjadër

Shkruar nga Pamfleti
Agjenda e fshehtë, Meçollari: Anijet italiane do përdoren
Artur Meçollari

Përtej bujës mediatike, marrëveshja për dhurimin e tre anijeve nga Italia fsheh një 'marifet' strategjik, siç e cilëson eksperti i sigurisë Artur Meçollari.

Sipas tij, qëllimi real i kësaj lëvizjeje nuk është forcimi i kapaciteteve detare shqiptare, por ofrimi i një zgjidhjeje ligjore për problemin që qeverisë Meloni i krijoi gjykata italiane duke bllokuar paktin për emigrantët. Meçollari në bisedë me moderatorin e emisionit Kafe Shqeto në Syri tv,  shpjegon se “ndërsa anijet italiane nuk mund t'i transportojnë emigrantët e shpëtuar në det drejt qendrës në Gjadër pa shkelur ligjin, anijet me flamur shqiptar mund ta bëjnë këtë pa problem”. 'Në momentin që një emigrant hipën në një anije shqiptare, ligjërisht konsiderohet se ka shkelur në territor shqiptar. Kjo anashkalon plotësisht vendimin e gjykatës,' thekson ai.

Kjo analizë e kthen marrëveshjen nga një akt bujarie në një lëvizje të mirëmenduar politike për të zgjidhur një ngërç të brendshëm italian, duke përdorur Shqipërinë si një mjet kyç në strategjinë e menaxhimit të emigracionit.

"Marrëveshja është e forcës detare për tre anijet. Kurse Kajo, Kajo ka marrëveshje për për kantierin detar. Kurse forcat detare kanë marrëveshje për tre anije. autoriteti prokuror. Janë. Por problemi është që aty ka një, ka një marifet. Dhe kush është marifeti? E para njëherë që duhet të pranojmë që Shqipëria e cila ka gati 20 vjet që nuk merr anije të vjetra, kemi marrë mbas vitit '97 si nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Italia, por në 20 vitet e fundit duke filluar me anijet, me motovedetat Arkenxhëll që falën amerikanët dhe pastaj me prodhimin e anijeve të reja në Pasha Liman, ne nuk kemi marrë anije të vjetra, por mbas 20, mbas...", tha ai për Syri tv

agjenda e fshehtë rama-meloni

1 Komente

  1. T
    Tony Zotnia

    Dmth ky eshte kurvelleku e pasarelave shoqeria me dore ne qafe e gishtin ne bythe. Se na u tha qe me Italianet jemi shume vellezer, ha ha ha!

    Lini një Përgjigje