TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Nëntor 2025, 11:46

Bllokohen 50 ton misër nga Serbia në Elbasan, AKU kontrolle në disa biznese

Shkruar nga Pamfleti

Bllokohen 50 ton misër nga Serbia në Elbasan, AKU kontrolle në

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Elbasan ka bllokuar një sasi prej 50 tonësh misër rifuxho për bagëti, të ardhur nga Serbia, pas urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë për ndalimin dhe kontrollin e produkteve të importuara nga ky vend.

Vendimi është marrë pasi dyshohet se nuk janë respektuar standardet e sigurisë ushqimore, një çështje që ka alarmuar autoritetet dhe ka vënë në fokus produktet bujqësore të importuara.

Sasia e misrit është bllokuar në një subjekt në Elbasan, ku inspektorët e AKU-së kanë kryer verifikimet e para dhe kanë marrë mostrat për analizat laboratorike.

Aktualisht, 50 tonët janë në pritje të rezultateve, ndërsa 25 tonë nga kjo sasi pritet të asgjësohen, bazuar në dyshimet e ngritura dhe kontrollet paraprake.

Paralelisht, AKU Elbasan ka intensifikuar kontrollet në disa subjekte të tjera në qark, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Sipas AKU, çdo produkt që nuk plotëson kushtet e kërkuara do të bllokohet dhe, në rast nevoje, asgjësohet. Institucionet po vijojnë monitorimin dhe pritet që ditët në vijim të publikohen rezultatet e analizave përfundimtare.

1 Komente

  1. f
    flamurtari

    ...misri qe eshte i infektuar me virus per te semurur bagetite ......po mjelli per buke qe hame do bllokuar.....do bllokuar shume gjera qe vjen nga serbia

    Lini një Përgjigje