
Për shkak të motit të paqëndrueshëm është pezulluar lundrimi detar për anijet e vogla dhe peshkarexhat në Vlorë.
Era me shpejtësi deri në 25m/s dhe deti me lartësi deri në 7 ballë, ka bërë që kapiteneria e portit të Vlorës të njoftojë të gjitha mjetet lundruese që të qëndrojnë në vendet ku janë të mbrojtura në deti me dallgë dhe era e fortë.
Ndërkohë që trageti i linjës Vlorë- Brindisi ka dalë në Rad (det të hapur) pasi qëndrimi i tij në kalatë rrezikon përplasjen.
Moti me erë dhe deti me dallgë do te vijojë deri ditën e shtunë.