Aktualitet10 Mars 2023, 14:03

Ishin kthyer në gangrenë korrupsioni, shkrihen njësitë e krimit ekonomik në radhët e policisë

Shkruar nga Pamfleti

Ishin kthyer në gangrenë korrupsioni, shkrihen njësitë e

Shkrihen njësitë e krimit ekonomik në radhët e policisë. Kreu i policisë, Muhamet Rrumbullaku ka pezulluar shefat e krimit ekonomik në të gjithë vendin, me argumentin se ata nuk kanë përmbushur pritshmëritë, duke mos luftuar evazionin fiskal. Prej kohësh ka pasur akzua ndj tyre se vendosnin gjoba dhe merrnin para dhe si duket Rrumbullaku dhe Çuçi jabë kujtuar të marrin masa. 

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zhvilloi sot një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit, në nivel qendror dhe vendor, në përgjigje të shqetësimeve dhe marrjen e masave të forta reaguese, duke veçuar 3 çështje kryesore, që lidhen me luftën kundër krimit ekonomik, masat antikanabis dhe mbarëvajtjen e procesit elektoral.

Kështu Drejtori i Përgjithshëm i PSH ka pezulluar, deri në hyrjen në fuqi të strukturës së re të Policisë së Shtetit, të gjithë drejtuesit vendor të Krimit Ekonomiko-Financiar, në Drejtoritë Vendore të Policisë. Kjo për shkak të mungesës së efikasitetit të këtyre strukturave dhe mospërmbushjen e pritshmërive, në luftën kundër evazionit fiskal, paligjshmërive në fushën ekonomike, apo goditjen e korrupsionit”, njofton Ministria e Brendshme.

Më tej thuhet se gjatë takimit, ministri Çuçi dha porosi të prera për çdo drejtues vendor të Policisë, për një luftë të pa kompromis kundër kultivimit të kanabisit.

Në këtë aspekt, strukturave policore do t’u vijë në ndihmë përdorimi i teknologjisë së lartë, si dhe pamjet e përftuara nga satelitët në monitorimin e rreptë të territorit. Ministri tha se për çdo parcelë që do të konstatohet nga agjenci të tjera, do të ketë përgjegjësi individuale, për drejtuesit vendorë. Vëmendje e posaçme duhet t’u kushtohet kontrolleve në ambiente të mbyllura.  Ministri i Brendshëm kërkoi angazhimin maksimal të strukturave inteligjente dhe ato të Rendit të Policisë, për mbarëvajtjen e fushatës elektorale dhe gjithë procesit zgjedhor të 14 majit, duke parandaluar dhe goditur me forcën e ligjit, çdo tentativë për shit-blerje vote. Ai ka kërkuar goditjen e fenomeneve që përbëjnë krime elektorale, si dhe që policia t’i shmanget çdo lloj intimidimi nga subjektet politike apo persona të lidhur me ta”, tha ai.

kanabis krimi ekonomik policia