58 nga 101 punonjës të ILD janë të lidhur me klane të drejtësisë, ndërsa Metani vonon qëllimisht konkurrimet për pozicionet me pagë 1700 deri 2000 euro
Dokumentet e brendshme tregojnë se Artur Metani ka krijuar kontroll të plotë mbi organikën e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Nga 101 pozicione, 58 i mbajnë individë me lidhje familjare ose politike me drejtues të sistemit. Megjithëse ILD kërkon shtim personeli për vitin 2026, Metani mban të mbyllura 19 vende pune. Praktika e deritanishme e emërimeve tregon se pozicionet e lëna bosh do të përdoren për zgjerimin e rrjetit klientelist që dominon institucionin.
Faktet tregojnë, se Artur Metani e ka tjetërsuar Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, në çerdhe nepotizmi familjar të shefave të drejtësisë dhe strehë për prokurorët, gjyqtarët e këshilltarët ligjor të shkarkuar nga vettingu.
Në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, nga 101 zyrtarë që ka organika, 58 janë me lidhje familjare, shoqërore, politike e interesash, të gjithë të emëruar me konkurrime fiktive e urdhë të krye inspektorit Artur Metani, provë konflikt interesi dhe e kapjes së institucionit nga klanet.
Por, ndërkohë që Inspektorati i Lartë të Drejtësisë, ankohet për ngarkesë punësh të papërballueshme dhe kërkoi shtesë numri punonjësish pë vitin 2026, krye inspektori Artur Metani, vazhdon të mbajë 19 vende pune vakante.

· Organika e kabinetit e krye inspektorit Artur Metani, ka 9 vend epër këshilltarë, por ai ka emëruar vetëm 5 prej tyre, ndërsa 4 vende i ka lënë vakant.
· Organika e inspektorëve të Lartë të Drejtësisë ka 20 vende për inspektorë magjistratë e jo magjistratë, por Artur Metani ka emërua vetëm 10 prej tyre, ndërsa 10 vende i ka lënë vakant.
· Organika e ndihmës-inspektorëve ka 23 vende për specialistë, por janë emëruar 21 prej tyre, ndërsa 2 vende janë lënë vakant.
· Organika e Sektorit të Statistikave ka 3 vende për specialistë, por është lënë 1 vend vakant.
· Organika e Sektorit të Metodikës dhe Standardeve ka 3 vende pune, por është lënë vakant vendi i përgjegjësit të sektorit.
· Organika e Drejtorisë Ekonomike e Shërbimeve Mbështetëse ka 7 vende pune, por Artur Metani ka lënë vakant vendin e drejtorit.
Përse prej 6 muajsh e 1 viti, nuk shpallë konkurrimet dhe të plotësojë këto vende pune?
Për cilët po i mbanë Artur Metani, këto 19 vende vakant në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë?
Fakti, që Artur Metani ka krijuar rrjetin nepotik në drejtimin dhe administratën e këtij institucionit sipëror të drejtësisë, është arsye për të menduar se, edhe në këto 19 vende pune me paga mujore 1700-2000 Euro, do emërohen individë me lidhje pushteti, familjare, klanore e interesash./Pamfleti
Ky eshte nje skuth qe nuk e ka shokun ,eshte i vetmi institucion qe mund ti kerkoj llog sistemit te drejtesise por vetem vegjeton dhe perfiton me qoka pa fund ,ky skuth qe ka dumanin idhull presim ne te kontrolloj ,rendesi ka qe per vete po knaqet e po ben lek apo jo Turo
Shtoni more gjyqtaret se ngelen dosjet e paprekura. Kame njerezit nga 10 vjet ne apel. A keni ndopak moral. Me shume njerez ildkp se Gjykata apelit. Turp.