TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2025, 10:31

Përfshihet nga flakët masivi pyjor i Lurës, zjarri merr përmasa të mëdha; pritet ndërhyrja me helikopter 

Shkruar nga Pamfleti

Përfshihet nga flakët masivi pyjor i Lurës, zjarri merr

Masivi pyjor në Lurë të Dibrës është përfshirë nga flakët, ndërsa situata paraqitet alarmante. Sipas raportimeve, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke u përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllit.

Përballë këtij shpërthimi zjarri, ndërhyrja e zjarrfikësve është bërë mjaft e vështirë, për shkak të terrenit të thepisur dhe të thyer që karakterizon zonën.

Zjarri ka rënë pranë Liqenit të Luleve, ndërsa pritet ndërhyrje nga ajri me helikopter për shuarjen e flakëve.

Aksesi i mjeteve zjarrfikëse në vatrat e zjarrit është i kufizuar, duke e bërë më të komplikuar përpjekjen për ta vendosur situatën nën kontroll.

Lini një Përgjigje