
Ish-prokurori Ervin Karanxha ka analizuar përplasjen mes qeverisë dhe GJKKO, lidhur me masën e sigurisë ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku. I ftuar në podkastin “Të Pashoq”, ai u shpreh se ka shumë boshllëqe ligjore dhe do të jetë Kushtetuesja në fund që do të vendosë.
-Pezullimi i Belinda Ballukut, ishte i ligjshëm?
Tani, është bërë një diskutim i madh këto kohë, domethënë, në lidhje me këtë masë sigurimi, sepse në masat e sigurimit ndahen në karakter shtrëngues dhe me karakter ndalues. Kjo masë është, quhet masë sigurimi me karakter ndalues.
Tani, po të vesh re, domethënë, e meta, për mendimin tim, se po diskutojmë nga ana juridike, e meta nis që në nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale.
Neni 288 i Kodit të Procedurës Penale përcakton kushtet e procedimit dhe për deputetët është një nen i veçantë, është ky nen, dhe thotë që për deputetët, merret autorizimi në kuvend për arrestin në burg, arrestin në shtëpi si dhe për kontrollin personal dhe kontrollin e banesës. Pra, personat që janë marrë, pra dhe vetë deputetët që janë marrë me reformën në drejtësi, nuk kanë përcaktuar në mënyrë të saktë se për çfarë veprash duhet kërkuar autorizimi në kuvend dhe sa dhe për çfarë veprash jo.
-Ka boshllëk ligjor?
Ka, nuk e di se si e kanë bërë këtë, por kjo është një gabim shumë i madh. Pse? Sepse masat duhet të ishin përcaktuar te kushtet e procedimit të deputetëve edhe, edhe edhe zyrtarëve të lartë. Neni 288 duhet të ishte përcaktuar në mënyrë të qartë, të mos lehte ekuivokë. Sepse kështu i bie që vetëm për këto masa drejtohesh në kuvend. Tani dalim tek neni 242, tek pezullimi për të kryer një detyrë ose funksion publik nga gjykata, ku ka dyshim të arsyeshëm bazuar në prova, gjithmonë me kërkesën e prokurorit dhe pjesa e dytë e këtij neni parashikon që ndalohet që kjo masë të merret nga personat që zgjidhen nga ligji elektoral. Tani ligji elektoral kush është? Se fjala ligji elektoral është shumë e përgjithshme. Por me një interpretim të dispozitës, të bëhet, ligji elektoral kuptohet kodi zgjedhor. Dhe te Kodi Zgjedhor që referohemi, themi, tani Kodi Zgjedhor e përcakton zëvendëskryeministrin dhe kryeministrin e përcakton te subjektet zgjedhore? Këta nuk përcaktohen te ky kod elektoral, tek kodi zgjedhor. Por është një përfaqësi e tërthortë. Pra zgjidhet parlamenti, sepse Kodi Zgjedhor bën fjalë për zgjedhjen e deputetëve, bën fjalë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe kryetarit të bashkisë.
T
Lini një Përgjigje